Friday, April 13, 2012

A e dini se: AC Milan ka humbur vetëm një ndeshje në gjashtë përballjet e fundit kundër Genoas , e ajo ishte 1-0 në maj të 2010. Gjiganti i Milanit Zlatan Ibrahimovic prin në listen e golashënuesve në Serie A me 23 gola. Djelmoshat e Alegrit kanë pranuar vetëm nëntë gola këtë sezon në shtëpi më pak se ekipet e tjera të Serie A. Genoa nuk ka fituar në dhjetë ndeshjet e fundit në Serie A, fitorja e fundit ishte më 5 shkurt të këtij viti kundër Lacios. Grifonet kan rekord negativ këtë sezon duke pësuar 58 gola. Gilardino ka shënuar 3 gola në 11 paraqitjet e tij këtë sezon për Genoan pas kalimit të tij nga Fiorentina gjat afatit kalimtar të dimrit.

1 comment: